Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për Vettingun në Policinë e Shtetit ka vendosur qëndrimin në detyrë të drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka
Pavarësisht se gjatë hetimeve ndaj tij, rezultoi se kishte fshehur faktin që kishte qenë sigurims, Loka rikoonfirmohet në detyrë.
Loka ka dalë sot para trupës së vettingut, ndërsa përballë anëtarëve ka qenë i vetëm pa avokat. Loka e ka fshehur të kaluarën e tij, por komisioni e ka zbuluar ndërsa e pyeten rreth këtij fakti.
“Nga janari ’91 deri në qershor ’91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka”.
Drejtuesi i lartë kërkoi që të mos diskriminohej për shkak të shkollës që kishte bërë, teksa mohoi se përgjatë peridhës rreth 6 mujore, janar-qershor 1991 të kishte fimrosur ndonjë dokument kur ishte operativ i Sigurimit të Shtetit. “Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit”, tha Loka.
Loka është pyetur nga trupa edhe rreth tubimeve dhe mundësinë e tejkalimit të kopmpetencave të tij, si drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, Pyetje të cilës ai iu përgjigj ser kanë qenë veprime ligjore dhe ia kanë konfirmuar edhe partnerët që asistojnë.
“Jam drejtori që menaxhoj protestat e tubimet. Ndryshe nga vitet e kaluara kur plani i masave ishte evaziv. Unë kam kurajo kam plan masash, vendos emrin tim. Dua te them nga protesta e 16 shkurtit më e madhja.
Gjykoj që policia e shtetit ka bërë veprime ligjore e standarde e kanë konfirmuar edhe partnerët që na asistojnë. Kemi pas raste sporadike kur është tejkaluar kompetenca nga polica. Kemi proceduar policë. Ka masa deri nga heqja e pagës ose përjashtim nga policia e shtetit”.