Zbulohen fjalët e ashpra të princit Harry ndaj Mbretëreshës Elisabeth përpara se të martohej me Meghan Markle

0
124

Princit Harry i erdhi në majë të hundës në një moment përpara dasmës dhe për situatën e krijuar ai ka shkëmbyer fjalë të ashpra me mbretëreshën.

Bëhej fjalë për një nga shërbëtoret e mbretëreshës dhe sesi ajo po përpiqej t’ ia bënte jetën ferr Meghan. Mesa duket Meghan duhej të provonte kurorën përpara ditës së saj të madhe, ndërkohë që Angela Kelly, një nga besniket e mbretëreshës, nuk e ka lejuar Meghan që të marr kurorën.

Situata u bë shqetësuese sepse Kelly nuk pranonte në asnjë mënyrë të lejonte Meghan të kishte akses dhe ishte ndërhyrja e Harry-t që i rregulloi gjërat.

Sipas Omid Scobie, reporter për familjen mbretërore, debati i Harry-t dhe mbretëreshës ka qenë i fortë dhe mësohet që ai t’ i jetë drejtuar me fjalët:

“Se di çfarë dreqin po ndodh, por kjo grua duhet të gjej një zgjidhje për gruan time. T’ i japë një zgjidhje. TANI!”

Epo duket se Meghan di ku të ankohet, sepse mori atë që deshi dhe doli një nuse shumë e bukur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here