Nisma Thurje ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal ndaj drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhes.
Sipas një përfaqësuesi të Nismës Thurje, Blendi Gonxhja është kallëzuar për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm dhe prishje të barazisë në tendera duke kryer detyrën si funksionar i lartë i shtetit.
Si drejtor i DPSHTRR, sipas përfaqësuesit një kompani e Blendi Gonxhes në 5 vitet e fundit ka marrë 200 milionë lekë, ndërsa paratë për të nga buxheti i shtetit kanë vërshuar lumë. Po ashtu bazuar tek provat që ka dorëzuar Nisma Thurje, ekziston dyshimi i arsyeshëm se një tjetër kompani sipas saj operturë e kompanisë së Gonxhes ka përfituar 6 milionë euro në 6 vite.
”I kemi dorëzuar sot fakte dhe provat ,SPAK-ut në lidhje me implikimin dhe shkeljen e ligjit që ka bërë z. Blendi Gonxhja, duke qenë në detyrat e DAPR dhe DPSHTRR. Duhet thënë se gjatë kohës, apo menjëherë pas marrjes së detyrave, kompanisë së tij dhe kompanive të lidhura me të, apo partnere i kanë vërshuar para lumë nga buxheti i shtetit. Vetëm njërës prej kompanive, ka fituar 200 milionë lekë. Para nga taksat tona që kanë shkuar direkt tek Gonxhja. Po ashtu ka prova se i ka përfituar duke ushtruar ndikim të paligjshëm. Një tjetër kompani ATD, ka përfituar në 6 vitet e fundit rreth 6 milionë euro. Ekziston dyshimi i arsyeshëm midis dy kompanive. Wshtë kompani operturë për të përfituar fondet publike. Akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndikim të palgjishëm, apo prishje të barazisë në tendera. Skandali shkon më tej. Kur 400 milionë lekë nga 6 milionë euro është akorduar kur ka qenë drejtor i DAPR për kompaninë e tij.”- tha përfaqësuesi i DPSHTRR.