Që t’iu shkojë dasma mbarë, ftoni disa policë të kërcejnë napoloni!

0
123

Prej ditësh, policia njofton në mënyrë periodike për ndëshkime të pronarëve të restoranteve që shkelin masat anti-COVID dhe organizojnë dasma. I fundit, ishte ai i Policisë së Krujës.

Në një komunikim zyrtar u bë me dije se, u mbyll një subjekt për një periudhë 6-mujore, pasi “në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni familjare”. Masa u shoqërua dhe me një gjobë prej 1 milion Lekësh. Me të njëjtën shumë u gjobit dhe një tjetër biznes po në Krujë. Policia njoftoi se, “ka organizuar ceremoni familjare në kundërshtim me Aktin Normativ”.

Njoftime të tilla shpërndahen çdo ditë nga zyrat e shtypit të Policisë në thuajse të gjitha qarqet e vendit.

Masat megjithatë, nuk respektohen për të gjithë njësoj. Kjo është dëshmuar nga raportimet mediatike që kanë treguar me pamje se si biznese të caktuara argëtojnë klientët (dhe sigurisht arkëtojnë) me muzikë të lartë pas orës së lejuar nga autoritetet. Policia nuk ka guxuar ti shqetësojë, ndoshta me urdhër të shefave…

Një video e publikuar këtë të Enjte në media e rrejte sociale, tregoi një situatë sa komike aq dhe shqetësuese – pamje që dëshmojnë se ligjet e rregullat në vendin tonë, nuk respektohen njësoj nga të gjithë.

Tre burra u panë të kërcenin rreth nuses nën tinguj të muzikës popullore. E pazakonte ishte se nuk kishin zgjedhur të mbatheshin me këmishë e kostum – siç e kërkon zakoni – por u shfaqën në gëzim me uniformë policie. Arma e shërbimit ishte pjesë e veshjesh. Ah po! Edhe maska, për tu mbrojtur nga koronavirusi…

Në një situatë normale, ndaj subjektit që organizonte festën në kundërshtim me ligjin duhet të merreshin sanksione, por kur aty ka policë, ky opsion duket se përjashtohet.

Ndaj, nëse e keni ndarë mendjen që do të martoheni këtë vit, edhe pse e këshillueshme nuk është aspak për shkak të situatës me COVID-19 që po kalojmë, mund të ftoni disa policë… Nëse ata janë të zënë duke kërcyer “Napoloni”, nuk ka kush t’jua ndërpresë dasmën…

Boldnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here