“Shërohen nga koronavirusi por nuk marrin dot certifikatën e negativizimit”, Erion Dasho: Si do të çlirohen nga “pengëmarrja”

0
137

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka cekur sot problemin me personat që shërohen nga koronavirusi, por nuk marrin dot certifikatën e negativizimit, për shkak se tamponët sipas tij nuk mjaftojnë për të sëmurët, e jo për ta.

“Sipas rregullores, këta persona duhet të ripërsëritin testin e tamponit dhe, në rast rezultati negativ, quhen të shëruar nga COVID.

Personalisht njoh raste personash të shëruar që nuk mund të shkojnë në punë apo nuk mund të rihapin aktivitetin e biznesit, pikërisht për shkak se ende nuk kanë marrë çertifikatën e negativizimit.

Një pyetje për ministrinë dhe komitetin:

SI DO TË ÇLIROHEN TË SHËRUARIT NGA PENGMARRJA E COVID-IT?!”, shkruan Dasho.

POSTIMI:

PENGJET E COVID-IT

Në vazhdën e problemeve të shumta me përgjigjen shqiptare ndaj COVID, është harruar edhe një kategori shumë e rëndësishme pacientësh – personat që janë diagnostikuar me COVID dhe janë shëruar, pra prej ditësh nuk kanë simptoma dhe probleme klinike.
Sipas rregullores, këta persona duhet të ripërsëritin testin e tamponit dhe, në rast rezultati negativ, quhen të shëruar nga COVID.

Problemi është se, në kushtet kur tamponët nuk mjaftojnë as për të sëmurët që në raste të caktuar duhet të presin ditë me radhë, kërkesa e të shëruarve konsiderohet “luks” dhe merr prioritetin më të ulët të mundshëm.

Personalisht njoh raste personash të shëruar që nuk mund të shkojnë në punë apo nuk mund të rihapin aktivitetin e biznesit, pikërisht për shkak se ende nuk kanë marrë çertifikatën e negativizimit.

Një pyetje për ministrinë dhe komitetin:

SI DO TË ÇLIROHEN TË SHËRUARIT NGA PENGMARRJA E COVID-IT?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here