Meta: I paharruari Lefter Millo!

0
171

Nga Ilir Meta.

E kam pritur prej kohësh të vizitoja Derviçanin dhe krahinën e Dropullit, ku kanë lindur personalitete të shkëlqyera të minoritetit grek, të cilët kanë dhënë kontribut tepër të çmuar në shumë fusha, veçanërisht për sportin shqiptar.

Një prej tyre është i paharruari Lefter Millo, legjenda e Ekipit Kombëtar, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë edhe si lojtar i “Luftëtarit” dhe “Partizanit”, duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe nderuar fanelat e ekipeve për të cilat ka luajtur.

Rrallë ndodh që tek personaliteti i një futbollisti të jenë unifikuar kaq shumë vlera sportive dhe njerëzore.

Karakteri i pamposhtur, teknika e lartë, energjia e pashtershme, finesa e kalimeve, vizioni dhe forca motorike ishin disa nga tiparet e Lefter Millos që kanë ngelur të stampuara në mendjen dhe zemrat e sportdashësve.

Thjeshtësia dhe sjellja e kulturuar ishin tipare që e lartësojnë edhe më shumë emrin e tij si futbollist i madh.

Ndaj ishte kënaqësi e veçantë që për këto vlera e kontribute ta nderoja në fshatin e tij të lindjes, me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Shumë i lumtur të shihja dhjetëra fëmijë të Derviçanit, të cilët stërviten në qendrën sportive “Lefter Millo”, duke ecur në gjurmët e tij dhe të cilët jam i bindur se do të jenë talentet e së ardhmes dhe krenaria e futbollit shqiptar.

ImageImageImageImageImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here