Aktorja e njohur meksikane, Dulce Maria do të bëhet nënë për herë të parë.
Aktoren e kemi njohur përmes serialit ‘Rebele’. Një serial shumë i ndjekur në atë kohë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të tjera.
Maria me anë të një postimi në Instagram, pak kohë më parë ku shfaqej e shtrirë së bashku me bashkëshortin e saj producentin Paco Alvarez, ka bërë me dije se është shtatzënë dhe se do të bëhen prindër për herë të parë.
Për herë të parë aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një foto me barkun e rrumbullakosur, ku ka treguar edhe forcën që i jep fëmija që ndodhet brenda saj.
“Ende pa lindur më ka mësuar shumë gjëra dhe pavarësisht të gjitha rrehtanave, jeta vazhdon. Më ka dhënë një mësim të jashtëzakonshëm për të qenë më e fortë sepse kam një shpirt të vogël, të bukur brenda meje, më nevojitet të jetoj, e kam të ndaluar të dorëzohem, edhe sikur të bie një mijë herë duhet të ngrihem përsëri. Tashmë lëviz brenda meje. Falenderoj Zotin që më dha forcë, mbrojtje dhe shpresë në këtë kohë. I dërgojmë shumë dashuri të gjithëve. Është e vërtetë që kjo periudhë ka qenë e vështirë, por le të mos ndalemi së falenderuar për bekimet që kemi” shkruan aktorja.