Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një ballafaqim të fortë me pamje filmike, të premtimeve të kryeministrit Edi Rama për “rilindjen” e shëndetësisë dhe të situatës së rëndë në sistemin tonë shëndetësor, ku mungojnë barnat në spitale dhe ku qytetarët detyrohet të paguajë ryshfet për t’u kuruar.
Një pamje tronditëse ishte ajo e datës 12 gusht 2020 tek Sanatoriumi, kur të afërmit e pacientëve paguanin nga 5 mije lekë infermieret brenda spitalit ku kishin të shtruar të afërmit e tyre me COVID.
“Edvin Hajduti, – shkruan Berisha në Fb, – 7 vjet më parë premtoi shëndetësinë falas. Sot, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre 58% të shpenzimeve për kujdesin e vet shëndetësor. Pra, paguajnë më shumë se të gjithë popujt e e tjerë. Ndiqeni këtë video.”