Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga anëtarja e kryesisë dhe e deleguara për qarkun e Beratit, Elona Guri ka vizituar këtë shtunë Malin e Tomorrit me rastin e festës së Abaz Aliut. Në fjalën Kryemadhi uroi që kjo festë të sjellë për të gjithë shqiptarët më shumë begati në mënyrë që ata të jetojnë të qetë me familjen e tyre dhe të kenë një të ardhme më të mirë.
‘Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë popullit shqiptar, ajo mbarësi që Abaz Aliu solli për Shqipërinë të rikthehet dhe një herë për t’u sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë mundësi, më shumë punësim, një jetë me të qetë dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë, ashtu siç është edhe kombi i shenjtë dhe besimi i shenjtë. Zoti i ndihmohtë shqiptarët, zoti i ruajt shqiptarët dhe Shqipërinë të gjithë bashkë, edhe juve’.