Deri më sot, epidemia është nën kontroll, por kini kujdes’. Massimo Ciccozzi, epidemiolog molekular, drejtor i Njësisë së Statistikave Mjekësore dhe Epidemiologjisë Molekulare të Universitetit Bio-Medico të Romës paralajmëron ‘nëse keni një përhapje shumë të madhe të infeksionit, indeksi Rt mund të rritet, dhe situata mund të dalë prej duarsh’.
Ne nje interviste per IlMessaggero, Ciccozzi thotë se ne rritjen e numrit te te infektuarve do kene ndikim dhe kthimi i pushuesve.
Sipas tij, virusi ka pesuar mutacion ne muajin shkurt dhe eshte akoma shume ngjites. (Rt është një vlerë e cila u përdor për herë të parë gati një shekull më parë në demografi dhe u mat riprodhimi tek njerëzit, pavarësisht nëse popullsia po rritej apo jo.
Në epidemiologji zbatohet i njëjti parim, por mat përhapjen e infeksionit në një popullatë. Nëse R është i barabartë me dy, kjo do të thotë që dy njerëz të infektuar mesatarisht infektojnë katër të tjerë, infektojnë tetë të tjerë, etj.)
Indeksi i Rt për momentin është i ulët, por të infektuarit po rriten. Pse?
‘Virusi është shumë ngjitës dhe numrat e kanë treguar atë: kur nuk i respektuam tre rregullat kryesore, d.m.th maskën, distancën dhe larjen e duarve, njerëzit filluan të infektohen. Të rinjtë u infektuan më shumë sepse ata udhëtuan më shumë, dhe kishin më shumë kontakte. Kjo pritej. Është gjithashtu e vërtetë që kemi shumë numra sepse kemi bërë kaq shumë tampona. Por ne duhet të konsiderojmë ndikimin që mund të ketë një valë turistësh’.
Cila është vlera e Rt që duhet të fillojë të na shqetësojë?
‘Për momentin, në vetëm një rajon, RT është rreth 1.5. Pra, epidemia është nën kontroll. Por kur shkon afër dyshit mund të themi se atëherë ka probleme. Le të themi se me një vlerë rreth 1 epidemia është akoma nën kontroll. Kur të rritet në 2 duhet të rrisim vigjilencen edhe më shumë. Por nëse shkon deri në 4 ose 5, atëherë filloni të shqetësoheni’.
Infeksionet e turistëve që kthehen po shumëfishohen, nga jashtë por edhe nga Sardenja, dhe në ditët e ardhshme 50,000 njerëz pritet të kthehen në Lazio pas pushimeve të tyre në ishull.
Duke u ndalur tek turistët e infektuar, apo të rinjtë që kthehen nga pushimet, sa njerëz mund të infektojë çdo person pozitiv?
‘Ndikimi tani për tani është një me një, sepse RT ende leviz mes 0.8 dhe 1.4. Pra, është akoma nën kontroll, falë faktit se njerëzit përdorin masat e nevojshme të sigurisë’.
Sidoqoftë, numri i të infektuarve është rritur ditët e fundit.
‘Numri në rritje i infeksioneve tregon se ekziston qarkullimi i viruseve, por gjithsesi gjithçka monitorohet dhe gjurmohet, dhe kështu ne parandalojmë që virusi të bëjë infeksione të tjera duke identifikuar të infektuarit me tamponë, duke i izoluar ato që kanë pasur kontakte. Por nëse keni një shpërthim shumë të madh, i cili ju ka shpëtuar pavarësisht këtyre masave, atëherë duhet të keni kujdes sepse Rt gjithashtu mund të rritet. Dhe atëherë është më e vështirë të mbash epideminë në kontroll’.
Pra, gjithçka varet nga sjellja e secilit, sigurisht jo nga shkalla e ulet e infektimit te Sars Cov 2?
‘Virusi bëri një mutacion në shkurt,gjë që e bëri atë shumë ngjitës. Dhe tani, po e përsëris, është shumë ngjitës. Për momentin, Rajonet me RT-në më të lartë janë pikërisht ato ku ndoshta ka pasur më shumë pushues: përkatësisht Lombardia, Lazio dhe Veneto. Dhe është e mundur që ai akoma mund të rritet’.