FOTO/ Blogerja e njohur italiane e uron në shqip Dua Lipën

0
214

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa feston sot ditëlindjen e saj të 25 dhe po pranon urime të shumta nga miqtë dhe adhuruesit e saj nga mbarë bota. Një urim emocional për ditëlindje i bëri edhe babai, Dukagjin Lipa i cili i premtoi se do të jetë gjithmonë pranë saj.

Por ajo që habiti shqiptarët me urimin për të ishte ai i blogeres dhe modeles së njohur italiane, Chiara Ferragni.

Image

Chiara ka postuar një foto me Duan në Instagram, ku ndër të tjera ajo e ka uruar edhe në gjuhën shqipe.

‘Gëzuar ditëlindjen për vajzën engjull. Shpresoj të të shoh së shpejti U bëfsh 100 vjeçe zemër!’, ishte urimi i saj e cila njihet për shoqërinë e afërt me këngëtaren shqiptare.

Me këtë dëshmohet se efekti i Duas në botë është i madh dhe çdo ditë e më shumë këngëtarja shqiptare po e bën të njohur vendlindjen e saj.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here