Frrokaj publikon pamjet: Zbulohet mashtrimi, 2 orë pas show-t në FB të Ramës, në kantierin e përuruar nuk punon askush dhe ska asnjë makineri

0
85

Nga Andon Frrokaj

 

2 orë më parë, facebook-u i Edi Ramës oshëtinte nga zhurmat e të ashtuquajturit kantier ndërtimi në Laç. Për të dytën herë brenda pak kohësh, u inaugurua si ditë e rëndësishme historike nisja e ndërtimit të pallateve të shembura pas tërmetit të 26 Nëntorit. Për herë të dytë u tall me laçjanët. Pamjet në “sheshin historik të ndërtimit”, janë filmuar para pak minutash. ?

Asnjë makineri nuk ka në punë. Gjithçka ishte show dhe mashtrim i Edi Ramës.

COVID 19 nuk është arsyeja për vonesën disa mujore të nisjes reale të punimeve. Në asnjë vend të botës, pandemia nuk ndërpreu punën në ndërtim. As në Shqipëri. Përkundrazi, kullat po rriten kudo në Tiranë.

Është paaftësia e qeverisë dhe e Bashkisë së Laçit për t’i dhënë zgjidhje problemeve me dokumentacionin që ka vonuar nisjen e ndërtimit të banesave të qytetarëve.

Edi Rama premtoi se në fund të këtij viti, banorët do të hynin në shtëpitë e rindërtuara. Sot, premtimi u shty për në gushtin tjetër. Nëse punët do të vazhdojnë si me ritmin e kësaj “dite historike”, për qytetarët e Kurbinit nuk ka për të patur asnjë lajm të mirë, por vetëm mashtrime.

 

https://www.facebook.com/afrrokaj/videos/6000963333262829/?t=0

Fotografia e Andon Frrokaj
Fotografia e Andon Frrokaj
Fotografia e Andon Frrokaj

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here