Godet me thikë në mes të lokalit dhe ia mbath, Policia e gjen fshehur në kanal…

0
153

Një burrë 34 vjeç me iniciale A.K nga fshati Gradishtë i Divjakës e ka pasur jetë të dytë këtë të sotmen, pasi shpëtoi gjallë nga një sulm me thikë që iu bë në mes të lokalit në Spolatë.

Sulmi ndaj tij ndodhi rreth orës 10:20. Një moshatar i tij,  E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive banale, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me thikë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe u thirr Policia.

Efektivët e Policisë Divjakë kanë kërkuar vendet e mundshme për ta gjetur autorin e krimit, E.T., i cili ishte larguar me vrap nga lokali dhe e gjetën aty ku priten më pak: ai ishte fshehur në një kanal.

Atij iu gjet me vete edhe thika me të cilin plagosi.

Grupi hetimor tashmë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here