Bjellorusi/ Opozita rikthehet fuqishëm në protesta, mijëra persona protestojnë në Minsk

0
136

Në të gjithë Bjellorusinë opozita bëri thirrje për protesta të dielën. Epiqendra e protestave – kryeqyteti Minsk.

Dhjetëra mijëra demonstrues filluan të dielën në sheshin e pavarësisë në kryeqytetin Minsk Marshin e Lirisë për një Bjellorusi të re, megjithë kërcënimet masive të aparatit shtetëror. Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të lira.

Protesta drejtohet kundër presidentit Lukashenko. Në proteste dëgjoheshin thirrjet “Uhodi” Largohu”. Për shkak se shumë forca sigurie kanë bllokuar stacionet e metrosë, grumbuj të tëre njërëzish u nisën në këmbë.

Qeveria bëri përpjekje të pengojë ardhjen e demonstruesve. Korrespondenti i Deutsche Welles në Minsk, Nick Connolly raporton, se ashtu si pritej qeveria u përpoq të bllokojë rrugët e hyrjes në kryeqytet. Kështu u bllokuan rrugë të caktuara që të çojnë në kryeqytet dhe u vendosën kufizime të rrepta të shpejtësisë aty nuk ku ekzsitonin më parë.

Lukashenko: Ndërhyrje e ashpër

Policia ka paralajmëruar përmes megafonëve për të mos marrë pjesë në mitingun pa leje. “Zhvillimi i aktiviteteve me grumbullime masive është ilegal, për pjesëmarrjen duhet ta dini se do të mbani përgjegjësi”, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme në Minsk. Gjeneralmajori Ivan Kubrakov, nga policia e qytetit, në një vídeo ka paralajmëruar, se ekziston rreziku i provokimeve. Prandaj duhet të qëndroni larg sheshit, ka kërkuar ai.

Kreu i shtetit bjellorus, Lukashenko ka kërcënuar me “ndërhyrje të ashpër” për të rivendosur qetësinë në vend. Fundjavën e kaluar dolën në protestë kundër Lukashenkos më shumë se 100.000 vetë. Këtë të dielë opozita pret më shumë protestues.

/DW/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here