Salianji i nxjerr videon Ramës: Edhe të vetët qeshin me të, solli rrënim për shqiptarët…

0
117

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka bërë një bilanc të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Demokrati, përmes një statusi në facebook, thotë se Rama premtoi Rilindje, por solli rrënim për shqiptarët.

Teksa publikon një video të montuar, Salianji kujton kryeministrit premtimin për 300 mijë vendet e punës, ndërsa thotë se Rama largoi nga vendi 500 mijë qytetarë.

“Premtoi Rilindje, solli rrënim!

Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.

Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!”, shkruan Salianji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here