Asnjë e dhënë mbi numrin e fëmijëve të prekur nga COVID-19

0
156

Nga Oriola Pampuri.

Ne Shqiperi nuk ka te dhena mbi numrin e femijeve te prekur nga Covid 19, apo mbi gjendjen dhe ecurine e virusit tek ata. Gjete kesaj periudhe te pandemise jane bere kerkime mbi mundesine qe kane femijet per te percuar virusin tek te rriturit, nje nga keto studime eshte edhe ky ne linkun me poshte i realizuar nga kerkues shkencore te Massachusetts General Hospital for children, rezultati i te cilit i identifikon femijet si percues me risk te virusit tek adultet dhe shperndares ndaj njeri tjetrit ne ambjente te perbashketa si shkolla.

Hapja e shkollave eshte nevoje per socializimin e femijeve cka ndikon pozitivisht ne shendetin e tyre mendor, por rigoroziteti ne marrjen e masave dhe hartimi i nje plani duke perfshire ketu edhe nje sistem survejance, pervec maskave, higjenes, distancimit fizik dhe reduktimit te numrit te nxenesve ne klasa, eshte c’ka kerkon me shume staf, me shume mjete e paisje logjistike, nje numer te konsiderueshem testesh te shpejte, dhe ne mes tyre ndoshta tani do te stononte, por per te patur higjene duhet dhe uje i rrjedhshem ne cezmat e disa shkollave te cilave u mungon.

Ndaj kur hartojme plane, duhet edhe t’i implementojme, por qe t’i implementojme duhen para, dhe pikerisht kete nuk ben e nuk ka bere kjo qeveri per asnje nga grupet e interesit te prekura nga pandemia, si ne aspektin social, ashtu edhe ne ate shendetesor e ekonomik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here