Hoti: Jo, heqjes së kufizimeve, numri i të vdekurve është shumë i madh…

0
145

Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti tha sot se numri i të infektuarve po zvogëlohet, por, sipas tij, numri i të vdekurve nga virusi është “shumë i madh, tepër”. Kryeministri Avdullah Hoti nuk premtoi se do të lehtësohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

“Nuk do të ketë nevojë për masa sforcuese, por për këshilla dhe informim. Nuk mund të them se do të shkojmë kah lirimi, sepse  situata me Covid nuk është duke u lehtësuar. Është fakt se ne kemi një numër më të vogël me raste, por numri i rasteve me fatalitet është shumë i lartë, tepër”, tha Hoti, sipas Gazeta Express.

Ai shtoi se qytetarët janë vetëdijesuar e thuajse të gjithë po mbajnë maska vazhdimisht, prandaj sipas tij, do të vazhdojnë. “E them me kënaqësi se është krijuar kultura e respektimit të masave”, u shpreh ai.

Hoti sot, bashkë me zëvendëskryeministrin, Goran Rakiq, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe me kryetarët e të gjitha komunave, diskutuan për bashkërendimin e aktiviteteve dhe menaxhimin e situatës së pandemisë #COVID19 në komuna.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e Qeverisë, kryetarëve të komunave për angazhimin e pakursyer për menaxhimin dhe parandalimin e kësaj pandemie, si dhe për përgatitjet intensive që ata po bëjnë për fillimin e vitit të ri shkollor, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe me departamentet komunale të arsimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here