Koordinatori i LSI-së në Korçë, Petrika Mele përmes një postimi në facebook, akuzon qeverinë se ka lënë Drenovën në harresë totale. Sipas tij, rilindja është një alternativë politike e skaduar. “Uji i pijshëm është me orar, mungojnë kanalizimet e ujrave të zeza, mungon ndricimi i hapësirave publike dhe për më tepër infrastruktura rrugore është mizerabël”.
Postimi i plotë
Drenova e lënë në harresë totale. Strukturat e Rilindjes vizitojnë banorët e Drenovës, vetëm një herë në katër vjet, për ti mashtruar.
Vetëm makiazh elektoral dhe një odisé premtimesh të parealizuara! Uji i pijshëm është me orar, mungojnë kanalizimet e ujrave të zeza, mungon ndricimi i hapësirave publike dhe për më tepër infrastruktura rrugore është mizerabël.
Në Drenovë, fushata e shpopullimit e orkestruar në menyrë tinëzare, është më e prekshme se në çdo vend tjetër. E gjithë rinia është larguar ose kërkon të largohet.