Në Shqipëri, mungon vetëm kallashi në dorën e KM!

0
205

EDITORIAL

Edi Rama, i njohur ndryshe si “njeriu krizë” ka ofruar kontributin e tij si kryesues i radhes i OSBE per te zgjidhur krizen e thelle te demokracise ne Bjellorusi.

Vërtet për të vënë duart në kokë!

Kryeministri i një vendi që gëlon nga korrupsioni dhe mban vendin kampion në Evropë për vjedhjen e zgjedhjeve përmes bashkëpunimit me krimin dhe narkotrafikantët, ofron kontributin për zgjidhjen e krizës bjelloruse, ku Lukashenko u zgjodh me 80 % te votave.

Harron kryeministri ynë që zgjedhjet e 2019-es i zhvilloi fare pa opoziten dhe me nje rezultat 100 %?!

Ne paranteze vlen te theksohet se regjimet autokratike perdorin mjete e metoda te ndryshme, por synimet gjithnje i kane te njejta.

Ne keto 4 vitet e fundit, Rama i ka dhene qeverisjes se tij tiparet tipike te nje regjimi autokrat. Ka kapur gjykatat e median, ka blere  dhe vjedhur zgjedhjet, ndersa vendi shenon rekorde negative te njepasnjeshme sa i takon ekonomise e jetes sociale ne teresi.

Padyshim ashtu i intereson, sa me larg standardeve evropiane per te qene sa me pak i monitoruar nga BE.

Nuk jemi hiç larg  modeleve te Rusise e Bjellorusise. Te vetmet asekte qe na dallojne jane se ne njerin prej vendeve lideri i opozites helmohet e ne tjetrin Presidenti merr kallashin ne dore per te mbrojtur tiranine. Ende skemi arritur aty!

E megjithate, trashja e zullumit nga Rilindja po vjen pasi jane te gjithe te vetedijshem se ne zgjedhje humbasin. Por frika me e madhe e tyre nuk eshte humbja ne prill, po i tremben nje revolucioni popullor, pasi qytetareve u ka ardhur ne maje te hundes me kete regjim qe i varferon dhe i shkel te drejtat diten per diell. Pushteti mund t’u ike shume me perpara nga duart se kane menduar! Populli po behet gati te derdhet ne shesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here