Qeveria gjermane: Kemi dyshime se Navalny është helmuar…

0
124

Prej ditësh opozitari më i njohur rus, Aleksej Navalny ndodhet në koma dhe po trajtohet që nga fundjava në Berlin. Rasti i tij le shumë pikëpyetje të hapura.

Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksej Navalny në Berlin në spitalin e njohur Charite në fundjavë, mjekët kanë kryer kontrolle të zgjeruara. Detaje për gjendjen e tij shëndetësore priten ndoshta gjatë të hënës, sipas Charite.

Mjekët duan të shprehen pas përfundimit të kontrolleve diagnostifikuese dhe ujdisë me familjen. Sipas të dhënave të rrethit të afërt të tij, Navalny me gjasë është helmuar gjatë një fluturimi nga Tomsku, ku pasi ai pasi piu një çaj, ra në koma dhe u detyrua të trajtohet me emergjencë në metropolin siberian Omsk, shkruan abcnews.al.

Qeveria gjermane ka sqaruar të hënën, se Aleksej Navalny që po trajtohet në Berlin nuk është i ftuar i qeverisë gjermane. Zëdhënësi, Seibert theksoi të hënën në Berlin, se “nuk ka ftesë zyrtare”.

Kancelarja Merkel ka treguar vetëm gatishmërinë e saj, Navalnyt me gjasë të helmuar dhe me dëshirën e familjes t’i mundësohet udhëtimi për arsye humanitare. Transporti dhe trajtimi janë organizuar privatisht.

Në Berlin klinika e Navalnyt ruhet nga nëpunës të Zyrës Federale të Kriminalistikës. “Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm helmimi”, tha Seibert. “Prandaj ishte e qartë, që pas mbërritjes së tij, do të merreshin masa mbrojtëse.”

Po ashtu qeveria gjermane është shprehur të hënën për një helmim të mundshëm të Navalnyt. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert “për shkak se ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues, mbrojtja është e nevojshme”.

Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” në sqarimin e rastit.

“Dyshimi është, se Navalny është helmuar, për këtë ka disa raste të dyshuara në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here