Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi një person rreth 60 vjeç i cili u gjet i mbytur në plazhin e vjetër të Vlorës. Në njoftimin zyrtar, thuhet se personi në fjali dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe ka gjetur vdekur. Ai është i moshuar, i seksit mashkull dhe u nxorr nga uji rreth orës 15:00. Por ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për këtë rast.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në plazhin e vjetër është nxjerrë nga uji një shtetas i moshuar i seksit mashkull, i cili dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.