Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e sotëm nga qyteti i Durrësit. Një grua rreth moshës 55-vjeç është gjetur e mbytur në plazhin e Durrësit.
Trupi i pajetë i gruas është dërguar me urgjencë në morgun e spitalit ku do të bëhen edhe ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur tërësisht ngjarjen.