Ambasadori i OSBE, Bernd Brochardt njoftoi sot largimin e tij nga drejtimi i misionit në Tiranë, pas përfundimit të dy mandateve në këtë detyrë. Diplomati i OSBE mbahet mend për mos reagimin e institucionit që drejton në çështje të ndjeshme për opinionin publik, si dhe mbrojta që i ka bërë qeverisë lidhur me standardet e zgjedhjeve dhe të drejtat e njeriut. Për këtë arsye, misioni tij në Tiranë është parë me kritika nga një pjesë e opinionit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, jo pa ironi therëse ka komentuar largimin e Brochardt nga Tirana.
“Në shtator prisnim të na ikte COVID, por po na ikën Boschard. Hajt udha e mbarë! Një virus më pak…”,- shkruan Manjani në Facebook.