Nxënësit nisin mësimet në mëshirë të COVID-19

0
195

Shkollat nuk plotësojnë asnjë kusht për hapjen e tyre. Klasat e tyre me 35 – 45 nxënës janë bomba biologjike në potencial, me qindra shkolla janë me dy turne. Fondet për higjienën personale të nxënësve, mësuesve dhe mjediseve të shkollave janë qesharake.

Shkollat hapen në një kohë kur numri i rasteve të infektuara është rritur me 10 herë krahasuar me periudhën kur shkollat ishin mbyllur.

Kryeepidemiologu xhahil i Surrelit ka urdhëruar hapjen e shkollave dhe fillimin e vitit të ri shkollor me prani të nxënësve në klasa. Një vendim të tillë e kanë marrë shumë vende të tjera.

Por Udhëzimi i Edvin Xhahilit, i firmosur nga ish-kunata, për masat që duhen marrë dhe zbatuar për mbrojtjen e nxënësve nga COVID-19 në shkolla, i cili, i gjykuar nga fraza duket një përkthim nga gjermanishtja, është një larje duarsh e papërgjegjshme dhe një kërcënim i madh për shëndetin dhe jetën e fëmijëve tanë.

Në shkollat tona nuk ekziston dhe nuk plotësohet asnjë kusht për hapjen e tyre.

Le t’i marrim me radhë:

1 – Distanca sociale. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të nxënësve në klasa që arrin 35 – 45 vetë, për rrjedhojë është vendi me distancë sociale në orën e mësimit më të vogël në Europë dhe botë dhe vetkuptohet, me potencialin më të lartë për shndërrimin e tyre në bomba të rrezikshme biologjike.

Udhëzimi i Edvinit në letër parashikon që nxënësit në klasa do të qëndrojnë 1 në bankë dhe me distancë 1,5 m nga njeri- tjetri. Mirëpo në shkollat e Tiranës dhe të shumë qyteteve të tjera, mësimi zhvillohet me dy turne dhe klasat me 35 – 45 nxënës. Kështu që për t’u zbatuar ky rregull duhet që shkollat për shkak të rrallimit të bankave dhe të uljes së një nxënësi për bankë duhet të bëhen me katër turne ose përndryshe do të shndërrohen në bomba biologjike të COVID-19.

2 – Standarti i higjienës personale dhe kolektive, që sipas udhëzuesit duhet të garantojë shkollat për mbrojtjen e nxënësve, dmth ujë, sapun, alkool, letra higjenike, dizinfektant, që nevoiiten për higjienën personale të nxënësve dhe mësuesve dhe punonjësit që duhen për larjen e shpeshtë dhe dizinfektimin e ambienteve të shkollës, janë kërkesa që sot nuk i plotëson asnjë shkollë, madje ato mungojnë edhe në spitalet COVID dhe jo-COVID të vendit.

Për garantimin e këtyre standarteve duhet së paku të pesëfishohen fondet për shpenzime ditore në shkolla, ndërkohë që këtë vit fondi për këto shpenzime është 25% më i ulët se sa një vit më parë dhe buxheti për arsimin si përqindje e GDP është në rekordin historik më të ulët në këto 28 vitet e fundit.

3 – Mungesa dhe mashtrimi i narkoshtetit me hetimin epidemiologjik që nga fillimi i pandemisë e deri sot bën që në Shqipëri, çdo i rritur dhe çdo fëmijë të jenë pa asnjë mbrojtje nga COVID-19, pra të jenë në mëshirë të fatit.

4 – Maska. Në Shqipëri gjenden me shumicë maska për të vjedhur, plaçkitur e vrarë, por jo për t’u mbrojtur nga COVID-19. Në udhëzim, në vend që t’iu garantohen maska falas me një përdorim fëmijëve nga shkolla, u kërkohet të kenë maska që lahen. Faktikisht fëmijët lihen pa maska.

Si përfundim, mund të themi se nuk ekziston absolutisht asnjë kusht i vetëm për hapjen e shkollave në Shqipëri sot kur numri i rasteve me COVID- 19, për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë është 10 herë më i lartë se sa ç’ishte në periudhën kur ato u mbyllën, për shkak të saj.

Për rrjedhojë, kjo hapje pa plotësimin e kushteve më minimale përbën një akt të papërgjegjshëm dhe me pasoja të paparashikueshme për shëndetin dhe jetën e fëmijëve tanë, për të cilat do të mbahet direkt përgjegjës kryepidemiologu xhahil i Surrelit, Edvin Hajduti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here