Udhëtoni për në Itali? TIA: Ja dy kërkesa për ata që vijnë nga Shqipëria

0
150

Tirana International Airport ka informuar qytetarët shqiptarë se Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil ka dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëri.

Kërkesa e parë ka të bëjë mbi përdorimin e maskës. Kërkohet vetëm maskë kirurgjikale, në rast të kundërt mund të mos lejohet hyrja në Itali.

Kurse kërkesa tjetër ka të bëjë më formularin e vetdeklarimit. Italia kërkon që pasagjerët të jenë të pajisur me këtë formular dhe të kenë dy kopje, një për ta dorëzuar në momentin e check-in (pranimit të biletës) dhe tjetra të dorëzohet në Itali në destinacionin e mbërritjes.

Por ndërkohë, deri më 7 shtator Italia mbetet e mbyllur për Shqipërinë dhe do të lejohen të hyjnë vetëm italianët dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Itali. ndërkohë ata që rezultojnë pozitivë duhet të karantinohen për 14 ditë në destinacionin e mbërritjes.

NJOFTIMI NGA TIA

?Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali????

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet :

?Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.

?Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes. Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit.

Udhëtimet mbeten ende të kufizuara.

?Ju lutem gjeni formularin në linkun e mëposhtëm:

http://wwww.tirana-airport.com/…/15984515615144FORMAL_STATEM…

Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here