Vjen me pushime në Vlorë, ndërron jetë ukrainasi…

0
166

Një ukrainas që kishte zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet, ka humbur jetën. Në një njoftim për ngjarjen, policia bëri me dije se 44-vjeçari humbi jetën si pasojë e një sëmundje kronike – verdhëza.

“Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç. Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë. Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik”, njoftoi policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here