Dasmë në kohë pandemie, gjobitet me një milionë lekë pronari i lokalit në Krujë…

0
140

Pronari i një lokali në Krujë është gjobitur nga policia me 1 milion lekë, ndërsa subjekti i është mbyllur për një periudhë 6 mujore.

Sipas policisë, ky subjekt u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur, duke mos respektuar masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here