Tre skenaret për vitin e ri shkollor, ish- deputeti i PD: Asnjë plan masash financiar, kaosi i vjetër i arsimit

0
147

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka ironizuar me tre skenaret e MASR për vitin e ri shkollor duke e akuzuar qeverinë për mungesë të planit financiar.

Sipas Boçit, udhëzuesi dhe skenarët për vitin e ri shkollor çojnë tek kaosi i vjetër. Ai thotë se flitet për klasa kolektive, për orare të shkurtuara, shkolla fiktive, klasa me turne, mësuesë drejt rraskapitjes, dhe në fund asnjë lekë të investuar.

STATUSI NGA LUÇIANO BOÇI
“NORMALITETI I RI” I RAMËS NË ARSIM SI KAOS I VJETËR

Qeveria na paska zbardhur oraret serialeve të skenarëve të saj novelistikë!!!
Këto i quan “gjetje”, “shpikje” e “normalitetit të ri”.
Ndërkohë, udhëzimi bën lëmsh çdo standart e normë mësimore dhe nxjerr në pah kaosin e vjetër që tash sa vite ka pushtuar arsimin tonë.
Një arsim me klasa kolektive pa fund.
Me shkolla fiktive.
Me ndërtesa të dala nga funksioni, të amortizuara dhe pa kushte minimale higjeno-sanitare.
Me klasa me turne.
Me klasa pa pikën e normalitetit në normalitet e jo më në pandemi.
Me shkolla sip mbi sip njëra-tjetrës.
Me mësues drejt rraskapitjes.

Me zero lekë të investuar.
Dhe këtij kaosi të vjetër do i shtohen kaoset e reja.
Do ketë katër turne, duke katërfishuar rrezikun e pandemisë.
Katër turne që ulin katërfish transmetimin e dijes.
Me orare me 25 min ose 30!!!?
Se si mund të jepet Matematika për 25 min, apo Letersia, apo Kimia, Fizika, vetëm mendja e Ramës dhe e Shahinit e di!?
O Zot na ruaj nga budallenjtë se nga të mençurit ruhemi vetë!!!!
Se si mundet që të instalosh zyrtarisht një diskriminim arsimor, ku dikush merr me shumë dije e dikush më pak, me këtë orar, vetëm guximi dhe arroganca e Ramës dhe Besës e di!?
Dhe e gjitha, sepse Rama dhe Shahini nuk financojnë e nuk duan të financojnë sigurinë e fëmijëve tanë, nuk investojnë për klasa të reja, banga të reja, mësues të rinj, godina të shëndetshme.
Taksat tona i merr Beso, Çeti, Beqja, Mali, Fusha, kuçi e maçi i oborrit kryeministror.
Të besosh se këto skenarë, paasnjë plan masash financiare, do të sigurojnë jetën e fëmijëve tanë dhe do t’i përcojnë atyre dije, do ishte fundi i arsyetimit të shëndoshë.
Por Rama dhe Shahini dinë çbëjnë.
Po i vendosin kapakun përfundimtar shkatërrimit 8 vjeçar të arsimit publik shqiptar.
Shpëtimi është kthimi në normalitetin e ri të vërtetë, pa Ramën e ramat e vogla e të vegjël mbi kokë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here