Helmimi në Rusi/ Shefi i stafit të liderit opozitar Navalny: Donin ta vrisnin, jo ta trembnin

0
141

Shefi i stafit, kolegu dhe miku i ngushtë i liderit rus Alexei Navalny, Leonid Volkov hedh tezën se helmimi nuk ndodhi për ta trembur politikanin, por për ta vrarë.
Ai akuzon Kremlinin se ka tentuar ta vrasë, edhe pse pranon se deri më tani nuk ka as edhe një provë që Putin ta ketë organizuar.

Por ai dyshon se shteti ka dorë në helmimin e Navalny-t pasi lënda helmuese që është përdorur nuk mund ta gjesh lehtë në ndonjë farmaci, por përdoret nga shtetet.
Ndërkohë ai thekson se ka pasur të paktën mbi 10 herë paranoja se do të zgjohej një ditë dhe do i thoshin se Navalny ka vdekur. Volkov zbulon nga bisedat se Navalny e dinte që ishte i rrezikuar dhe në shënjestrën e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here