Kryeministri Japonez Shinzo Abe ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e sotme në zyrën e tij. Ai ka deklaruar se do të dorhiqet nga posti i kryeministrit pasi ka probleme të rënda shëndetësore.
Abe në moshën 65-vjeçare është kryeministri më jetë gjatë në Japoni, ai u kërkoi falje dhe u përul përpara popullit Japonez sepse po i braktiste në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi në përballjen me pandeminë e Covid 19.
Shinzo Abe tha se, “’Në fillim të këtij muaji, u konfirmua përsëritja e kolitit ulcerativ. Unë kam humbur shumë fuqi, duhet të luftoj që ta përballoj me sukses sëmundjen e rëndë, shëndeti i dobët nuk duhet të çojë në vendime të gabuara politike,”
“Unë do të doja të kërkoja falje sinqerisht nga populli i Japonisë për largimin nga posti im me një vit të mbetur në mandatin tim dhe në mes të problemeve koronavirus, ndërsa politikat e ndryshme janë ende në proces zbatimi,” tha ai, duke u përkulur.