Lezha voton Agron Gjekmarkaj dhe Fran Frrokaj si kandidatë për deputetë

Komiteti i përzgjedhjes në Tiranë për emrat kandidatë për deputetë në rrethe po punon intensivisht. Nga mesi i shtatorit mendohet të ketë një listë paraprake por jo 100 për qind e sigurt sepse prapë do vendosë baza, si dhe për 1/3 që do ta ketë Kodi Zgjedhor do vendosë kryesia.

PD dhe LSI duan që 100 për qind e emrave të jenë me listë të hapur por Edi Rama nuk do ta zbatojë këtë kërkesë sepse ka hallin e disa emrave në PS që nuk votohen e ndaj 1/3 do t’i lërë me firmën e tij.

Në Lezhë që mbetet një qark lufte mes demokratëve dhe mafias do ketë përplasje të mëdha gjatë zgjedhjeve. Por publiku lezhjan i pyetur duket se ka bërë perzgjedhjen e tij. Dy janë emrat më të kuotuar në Lezhë: Agron Gjekmarkaj, pedagog, analist medie, intelektual indipendent si dhe ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj. Ky i fundit njihet si njeri popullor, me mbështetje të madhe ndër radhët demokratë si dhe që jep garanci për fitore të madhe në qark.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko