Njoftim për shpallje ankandi

0
284

DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

 

Nr. 391 Prot.                                                                                               Tiranë, më  17.03.2020

 

Nr. 1943/1 Dosje

 

SHPALLJE

 

 (PËR SHITJEN E SENDIT TË PALUAJTSHËM NË ANKAND)

 

Unë, Florian Shehu, me detyrën e Përmbaruesit Gjyqësor Privat, pranë Shoqërisë së Përmbarimit “TDR GROUP” sh.p.k., në referim të Urdhërit të Ekzekutimit Nr.1571 Akti, të lëshuar me datë 17.04.2019 prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është vënë në ekzekutim ky Urdhër, duke u regjistruar në dosjen përmbarimore Nr.1943, Datë 13.02.2020 kërkesa e Kreditorit Z.Edmond Levani. ndaj debitorit Lefter Sulkaj, Perparim Sulkaj dhe Ilmi Sulkaj , në lidhje me Titullin Ekzekutiv “Deklarate Noteriale Nr.3119 rep. Nr. 784 Kol. Dt.08.06.2017”.

Me përmbushjen konform ligjit të hapave proceduriale fillova procesin e ekzekutimit të detyrueshëm, referuar neneve 560 dhe 563 të K.Pr.Civile, duke vendosur sekuestër mbi pasuritë e paluajtshme debitorit Perparim Sulkaj, pasi u sigurova se sendet e paluajtshme janë në pronësi të tyre,

KONSTATOVA

 

Se pala debitore nuk i janë përgjigjur në asnjë rast detyrimit që mbartin kundrejt kreditorit, si edhe të gjitha njoftimeve të cilat i janë bërë me dije nga përmbaruesi gjyqësor.

 

Lidhur sa më sipër, referuar neneve 568 dhe 570 te Kodit të Procedurës Civile, si edhe te Ligjit Nr.26/2019 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” bëj këtë

SHPALLJE

 

  1. Për shitjen ne ankand të sendeve të paluajtshëm, si më poshtë treguar:
  • Njesi me sip. 49.4 m2, ndodhur në Rr. Don Bosko Tiranë, me Nr. Pasurie 9/227-N15, Vol. 35, Faqe 18, Zona Kadastrale 8330, Z.V.R.P.P-Tiranë, në pronësi të Perparim Nebi Sulkaj, i datëlindjes 12.04.1970.

 

Të cilat janë në Janë në pronësi të debitoreve Perparim Sulkaj

Me këtë shpallje njoftoj të gjithë të interesuarit, duke i

INFORMUAR SE

 

  1. Çmimi i sendit të paluajtshem që shitet ka vlerën si më poshtë treguar:
  • Se Vlera e tregut e Njesi me sip. 49.4 m2, ndodhur në Rr. Don Bosko Tiranë, me Nr. Pasurie 9/227-N15, Vol. 35, Faqe 18, Zona Kadastrale 8330, Z.V.R.P.P-Tiranë.

Ne vlerën e 9.200 (nente mije e dyqind) EURO.

 

  1. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” Kulla Nr. 5, Kati i 11-të, Nr.54 Tiranë
  2. Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 04.2020
  3. Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohen në të gjithë afatin 15 -ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 04.2020, duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.
  4. Secili ofertues i jashtem duhet të depozitojë bashke me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë bankare të prane Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k, sh.p.k pranë “Banka Kombetare Tregtare – BKT”A në Nr. e Llogarisë: AL25 2051 1021 4092 90CL PRCF EURA.

KJO SHPALLJE AFISHOHET NË

 

  • Bashkinë e  Tiranes
  • Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tirane
  • Adresën e sendit të paluajtshëm që shitet: “Don Bosko”, Tiranë
  • Zyrat e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k.

 

 

SHOQËRIA E PËRMBARIMIT PRIVAT “TDR GROUP” sh.p.k.

 

PËRMBARUESI GJYQËSOR

FLORIAN SHEHU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here