Përbindëshi Rus në detin Kaspik do të përdoret si muze

0
237

Këto foto mahnitëse të brendshme dhe nga distanca tregojnë atë që më partë ishte mjeti sekret i ushtrisë sovjetike për sulm nga sipërfaqja e detit, një gjysmë avion e gjysmë anije, më i madh se avionët e sotëm të pasagjerëve, që tashmë rri i braktisur në një plazh në Rusi para se të kthehet në muzeum.

Image

Me pamjen e tij futuristike, ekranoplani Lun MD-160 u rimorkiua përmes detit Kaspik muajin e kaluar, si pjesë e udhëtimit të tij 14 ditor për në bazën e Derbent në Dagestan.

Mjeti ushtarak i dalë jashtë shërbimi, ishte krijuar nga Rostislav Evgenievich Alexeyev që në vitin 1975, ai fluturonte mbi sipërfaqen e ujit në vetëm 4-5 metra lartësi prej tij, duke u bërë i vështirë për t’i pikasur nga armiqtë.

Që nga viti 1990 ai nuk përdorët më dhe tashmë do të kthehet në një atraksion turistik në breg të oqeanit.

MD-160, i njohur gjithashtu si Utka, ishte pjesë e programit ushtarak sovjetik ËIG dhe i vetmi ekranoplan i kategorisë Lun që u kompletua dhe u pajis me raketa supersonike anti-aeroplanmbajtëse.

Image

Ai kishte një ekuipazh prej nëntë vetësh dhe u krijua për fluturim të vazhdueshëm mbi sipërfaqen e detit duke përdorur atë që njihet si “efekti tokësor”, që është ndërveprimi dinamik mes krahëve dhe sipërfaqes së ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here