Rikthehet MTV Video Music Awards 2020, artistet shqiptare pritet të ‘ndezin’ skenën botërore

0
156

Spektakli i madh i ndarjes së çmimeve muzikore, MTV Video Music Awards, do të mbahet këtë të diel.

Ngjarja fillimisht ishte planifikuar të mbaheshin në Barclays Center për herë të parë që nga viti 2013. Për shkak të pandemisë COVID-19, ngjarja pritej të mbahej me “audiencë të kufizuar ose pa”, si një nga ngjarjet e para të mëdha që do të zhvillohet në qytet që nga fillimi i pandemisë në shtet.

Dy shqiptare janë të nominuara në këtë ngjarje të madhe të ndarjes së çmimeve.

Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.

Por në këtë shfaqje sivjet nuk do të mungojë edhe një tjetër shqiptare, e ajo është Bebe Rexha.

Artistja 30-vjeçare ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të jetë një nga të ftuari special të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.

Kujtojmë që vitin e kaluar Bebe Rexha fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Ajo është shqiptarja e dytë që e fiton këtë çmim pas Rita Orës, e cila fitoi një çmim MTV VMA në vitin 2018.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here