Tek Franca nuk gjejnë qetësi, teksa tashmë edhe një tjetër futbollist nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për shkak të COVID-19.
Ylli i Lyon, Houssem Aouar ka rezultuar pozitiv me COVID-19 teksa do të duhet të luante ndaj Dijon, por tashmë për 2 javë s’do të luajë askund.
Ai duhet të vetizolohet, teksa tek Franca më parë janë infektuar Pogba dhe Ndoumbele.
Por gjithsesi Deschamps ka një ‘arsenal’ yjesh dhe futbollistësh cilësorë gati për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.