Jacob Blake-s i janë vendosur prangat në spitalin ku po qëndron i paralizuar në SHBA pasi u qëllua 7 hereë nga polici.
I ati i 29- vjeçarit, thotë se pavarësisht se i biri është në spital, i paralizuar dhe po kurohet, atij i janë vendosur prangat.
Arrestimi i tij lidhet pikërisht me plagosjen e tij, pasi polici që e qëlloi bashkë me 2 të tjerët u njoftua se Blake kishte hyrë në banesën e një gruaje pa pëlqimin e saj, madje zotëronte një thikë. Policët tentuan arrestimin e Blake por nuk u bind.
Blake u qëllua 7 herë pasi u drejtua drejt makinës. Në atë moment 1 polic i shoqëruar nga dy të tjerë e ndoqi dhe e qëlloi në sy të tre fëmijëve të mitur.
Kjo vrasje që daton 5 ditë më parë ka shkaktuar një valë protestash e trazirash në Uinskon ku kanë mbetur 2 të vrarë.