Këngëtari i njohur shqiptar Bashkim Alibali ka reaguar ashpër për deklaratat e kryeministrit grek, i cili tha se vendi do të shtrihet 12 milje detare në Detin Jon. Në një postim në Facebook, Alibali pyet pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!
Më tej thotë se shteti turk nuk do e lejojë zgjerimin, ndërsa Shqipëria do të qëndrojë në heshtje në pritje të reagimit nga BE.
Sipas tij, “kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!”
Postimi i plotë:
Për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë! 1.Pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërisë?!
Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që sot shteti grek nuk e llogarit shtetin shqiptar, ndërsa në socializëm i “shkonin shtatë” prej tij?!
2.A ka “budalla” që të mendojë se ligjet, konventat dhe e drejta ndërkombëtare për detin mbronin Shqipërinë Socialiste në dëm të Greqisë Kapitaliste?
Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!
Deklarata e kryeministrit grek ishte hapur kërcënuese: Greqia po zmadhohet – tha ai! Po shteti turk, a do ta lejojë? Unë them : Jo! Po shteti borgjez shqiptar?! Shteti borgjez shqiptar do t’ia besojë zgjidhjen BE-së! Dmth, do të heshtë! Urojmë që kjo të mos ndodhë!