Nëna e këngëtarit Ledri Vula, Xheraldina është po aq e njohur sa i biri dhe tepër aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar në Instagram së fundmi një foto nga pushimet e sajku shfaqet me syze dielli dhe një kapele të kuqe mbi kokë.
Vëreni diçka në foto? Ermal Mamaqi po! Ngjashmërinë e tij të madhe me mamanë e Ledrit në këtë foto!
Madje, ai e ka ripostuar pozën e Xheraldinës në profilin e tij në Instagram, ndërsa krahas saj shkruan:
“Jam xheloz që Xheraldina (mami Ledrit) e ka bërë Ledrin aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim.”
“Vdiqa! Ti s’je tamam”- i shkruan mamaja e reperit duke qeshur, ndërsa Mamaqi vazhdon:
“Pse më le rrugëve? Pse mbajte më të bukurin nga ne?”- duke na shkrirë së qeshuri të gjithëve!