Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar studimin e “Global Initiative”, ku thuhet se Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.
“Shqipëria e zhytur në korrupsion dhe pastrim parash me burim trafikun e drogës”, shkruan Tabaku ne rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Tabakut
– 30% e tenderave dhe koncesione shkojnë për zyrtarët e korruptuar.
– 50% e shqiptarëve paguajnë rryshfet
– 40% është ekonomi informale dhe 22% kriminale
Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Ky fakt i pakundështueshëm është denoncuar qysh herët nga PD dhe së fundmi është i përfshirë në çdo raport serioz ndërkombëtare.
Ashtu siç dhe Studimi i Global Initiative (linku) e shkruan zeza mbi të bardhë se dy burimet kyçe të pastrimit të parave janë pikërisht të ardhurat nga droga dhe paratë e korrupsionit.
Sipas raportit 30% e kontratave të tenderave publik shkojnë për të korruptuar qeveritarët. E përkthyer në parà, rezulton se për vitin 2018-2019 janë tenderuar gjithsej 679 mln euro nga të cilat gati 200 mln euro kanë qenë para që kanë shkuar për korrupsion.
Ky raport me të dhëna tronditëse përllogarit se të paktën në 50% të rasteve shqiptarët paguajnë për rryshfet. Global Iniciative analizon se
rreth 40% e ekonomisë së Shqipërisë është informale dhe 22% e këtij informaliteti është ekonomi kriminale.
Kjo është një shifër alarmante që e rendit Shqipërinë në burim të krimit të organizuar, korrupsionit me paratë publike dhe një lavatriçe e madhe e parave të pista. Dhe paturpësisht në këtë situatë qeveria shqiptare vazhdon të këmbëngulë në miratimin e amnistisë fiskale. Që nuk është asgjë më shumë se vulosja me parlament e pastrimit të parave të krimit dhe drogës. Sot Shqipëria ndodhet jo vetëm në krizë te thellë ekonomike. Shqiptarët sot jetojnë me rrezikun se mafia, paratë e së cilës mbizotërojnë në ekonomi, mund të vendosë dhe për jetën e tyre.
Nuk ka shqiptar që pajtohet sot me këtë realitet, me këtë krizë dhe kriminalizim të çdo segmeti të jetës dhe ekonomisë. Fëmijët tanë nuk mund dhe nuk do të rriten në tokën e djegur dhe djerrë që po lë pas mafia e Rilindjes.Ne nuk do të jemi peng i krimit të organizuar dhe informalitetit.
Sepse shqiptarët nuk mundet kurrsesi të kanë partner krimin dhe të jenë pjesë e tij. Me vullnet dhe kurajo do ti japim fund zotërimit të kriminalitetit dhe informalitetit në ekonomi dhe kudo.
Lufta ndaj grupeve kriminale që sot bashkëqeverisin dhe bashkëndajnë pushtet, taksa e sheshtë 9% që do të ulë informalitetin do të jenë vendimtare në rikthimin e besimit dhe shpresës për një Shqipëri të begatë. Ne do t’ia dalim të çlirojmë vendin nga pushtuesi që flet gjuhën tonë dhe hedh vallen e krimit!