Mbi 60 emigrantë shqiptarët ndodhen të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash. Mësohet se midis emigrantëve ka edhe të moshuar, fëmijë dhe të sëmurë.Ata i bëjnë thirrje shtetit që të marrë masa për këtë situatë. Një qytetare u shpreh për mediet se rezikojnë që të humbasin edhe vendet e punës nga kjo vonesë në doganë. Ajo ka sqaruar se të gjithë kanë bërë tamponin dhe aplikimin online.
“Ne këtu jemi që në orën 09:00 të mëngjesit. Greku na tha që janë plotësuar kuota, Ne kemi bërë edhe tamponët. I lutemi qeverisë që të kalojë këta persona, se nuk u bë qameti. Tani na thonë duhet të presim deri nesër në orën 06:00 të mëngjesit. Këtu do rri derisa të më kalojnë, atje unë do humbas vendin e punës. Duhet të përgjigjet edhe shtetit shqiptar dhe shtet. Ne paguajmë taksa andej, taksa këtej. Do na mbarojë edhe aplikimi online” , u shpreh një qytetare.