Nga Sali Berisha
Greqia ndryshon rregullat në mes të lojës!
Miq, Republika Helene, e cila nga viti 1936 i ka njohur vetes si gjerësi të ujërave territoriale 6 miljë detare, vendosi që, për zgjerimin e atdheut helen me mbi 12500 km katrorë, t’i zgjeroj ne 12 milje ujërat e saj territoriale. Ky zgjerim bëhet edhe në raport me Shqipërinë.
Në aparencë, sipas Konventës së Monetgo Bay për Detin, Greqia në këtë rast aplikoi një të drejtë që neni 3 i ligjit ndërkombëtar të Detit i njeh çdo vendi. Por kjo është vetëm në aparencë!
Në realitet, disa nene të tjera të kesaj konvente si neni 15 e të tjera, të cilat Greqia për zmadhimin e atdheut helen nuk i përfilli, rregullojnë e kufizojnë ushtrimin e kësaj të drejte. Ato përcaktojnë kushtet për zbatimin e nenit 3 të Ligjit, të cilat në rastin e kufirit detar me Shqiperinë nuk ekzistojnë.
Por une nuk do të ndalem në analizen e aspektit ligjor të këtij vendimi as dhe në aktin e tradhtisë së lartë kombëtare që Zografi Bis kreu me njohjen e këtij vendimi të njëanshëm të fqinjit tonë.
Por dua te theksoj se ky vendim i Greqisë, pas 84 vitesh, për Shqipërinë është dëmtues dhe në raport me klimën konfliktuale që ekziston në rajon konkretisht midis Turqisë dhe Greqisë, është problematik dhe me implikime seroze.
Në raport me Shqipërinë.
Se pari, ky vendim për zgjerimin e atdheut helen nga qeveria greke merret në një kohë kur dy vendet tona janë të angazhuara që nga viti 2008 në negociata për arritjen e një marreveshje, e cila zgjidh përfundimisht problemet e kufirit, shelfit dhe zonës ekskluzive ekonomike midis dy vendeve në Detin Jon.
Marreveshja u arrit dhe u firmos ne vitin 2009 nga të dy qeveritë. Nuk po ndalem këtu në rolin që luajti Zografi Bis ne anullimin me Gjykatë Kushtetuese për llogari të palës së tretë të marrëveshjes se vitit 2009, e cila në bindjen time më të thelle ishte një histori win-win, pra marrëveshje nga e cila fitonin padisktutim të dy palët.
Por dua te sqaroj se, pas rrezimit të marrevëshjes se vitit 2009, qeveria shqiptare, e detyruar të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese, nuk pranoi rinegocimin e marrëveshjes por u kërkoi autoriteteve greke t’i drejtoheshim bashkërisht për këtë çështje Gjykatës Ndërkombetare të Detit.
Pas një hezitimi fillestar, u ra dakord me dy qeveritë greke që pasuan në ato vite njëra – tjetrën që bashkërisht t’i drejtoheshim Gjykatës Ndërkombetare të Detit për problemin pasi ajo ishte zgjidhja e vetme e mundshme për të gjithë ata që donin një zgjidhje.
Kjo sepse pala shaiptare nuk mund të shkelte vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe sepse pala greke nuk mund të perfillte diktimin e vendimit të kësaj gjykate për metodën që duhej përdorur në negociata.
Në këtë rast, palet vendosën të paraqiteshin në gjykatë, padyshim me kuadrin ekzistues ligjor ndërkombetar, mbi të cilin ishte bazuar marrëveshja e vitit 2009, pra Shqipëria me 12 dhe Greqia me 6 milje gjerësine e ujërave territoriale.
Vullneti i shprehur nga te dy palet per t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Detit dëshmonte angazhimin e tyre të vendosur e serioz për zgjidhjen e problemit por edhe besimin e tyre se marrëveshja e firmosur ne vitin 2009 ishte e drejtë. Te dy palët besonin se ndryshimet e përcaktimeve të marrëveshjes nga Gjykata Ndërkombëtare nuk mund të ishin dhe nuk kishte asnjë motiv për të qenë thelbësore.
Por me te ardhur ne pushtet, Zografi Bis percaktoi si perparesi marredheniet e tij me Vuçiçin dhe, per shkak te lidhjeve patologjike qe kishte me Papandreun, acaroi pa asnje motiv, siç e pohoi dhe vete me vone, marredheniet me qeverine e Ciprosit, e cila arkivoi ne katakombat politike Pasokun e Papandreut.
Vite pasi erdhi ne pushtet, Zografi Bis nisi negociatat per marreveshje deti me Greqine.
Ai i nisi ato duke shkelmuar ne nje akt flagrant interesin kombetar, ujdine tashme te arritur ne mes pales shqiptare dhe pales greke per te derguar ne Hage marreveshjen e vitit 2009.Zografi Bis vendosi te mbaje kete qendrim sepse ishte i bindur se Gjykata Nderkombetare do ta shpallte te drejte marrveshjen dhe kho atij nuk i interesonte.
Gjithashtu ai nisi negociatat, dhe me tam tam e trumpeta, duke u bazuar vetem ne idilizmin Kocias- Bushati, pa asnje plotfuqi ligjore dhe me hartat e spiunit te detit dhe ne shkelje flagrante te vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Pas bllokimit te perkohshem dhe te drejte nga presidenti i republikes te procesit dhe kerkeses se vendosur te ketij te fundit per respektimin e kerkesave te Gjykates Kushtetuese, pala greke u pozicionua preras se ajo nuk e njihte vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise pasi ai vendim ishte per palen shqiptare, e cila tashme ne menyre jo seroze ishte angazhuar per kohe te gjate ne negociata duke dhunuar nen per nen vendimin e saj.
Por megjithe keto, duhet thene se edhe negociatat Kocias – Bushati u zhvilluan ne nje kohe kur perseri Greqia i njihte vetes 6 milje detare gjeresine e ujerave territoriale dhe Shqiperia 12 milje.
Keshtu qe, me vendimin e saj per te kaluar nga 6 ne 12 milje, Greqia i ka lejuar vetes ne raport me Shqiperine te ndryshoje rregullat e lojes ne mes te lojes, gje te cilen ne boten e qyteteruar nuk ka pale te interesuar por mendoj as dhe gjykate te pavarur qe mund te pranoje. Kete e pranojne vetem tradhetaret ose te mundurit!
Se dyti, krahasimi dhe perdorimi si argument nga zedhenesit zyrtar te qeverise dhe ata jo zyrtare te lloijt te Arben Malavites, Karlo Malavites dhe Ymer Çorapes i marreveshjeve te detit qe Greqia ka firmosur me Italine dhe Egjyptin me 12 milje ujra territoriale seicili vend, eshte thjeshte nje krahasim i te pakrahasueshmeve.
Kjo sepse hapsira detare qe ndan Italine me Greqine ndryshon me hapsiren detare qe ndane Shqiperine me Greqine ne detin Jon aq sa ndryshon gjeresia prej 70 km e kanalit te Otrantos me gjeresine deri ne 6 km te Kanalin e Korfuzit.
Kurse ne rastin e Egjyptit hapsira detare qe ndan Greqine me kete vend ne Detin Mesdhe eshte qindra here me e madhe se sa hapsira qe ndane Shqiperine me Greqine.
Per te lare duart si pilati pas vendimit te qeverise greke, i cili zgjeron atdheun helen me nje siperfaqe te njejte me te Thesalise, Zografi Bis dhe vasalet e tij mashtrojne ne menyre te paturpshme se zgjerimi i kufirit detar nga 6 ne 12 milje nga Greqia nuk ka te beje fare me kufirin ujor shqiptaro-grek, e nuk ka te beje me marreveshjen e detit.
Nje genjeshter te tille te turpshme mund te beje vetem nje apatrid qe thote “ç’me duhet mua se çfare ndodh me vendin tim”, dhe ata te cilet per nje arsye apo nje tjeter pranojne te shkelmojn mbi veten e tyre.
Edvin Kristaq Zografi flet sikur Shqiperia nuk ka qindra km kufij detar me Greqine por sikur ndodhet diku ne veri te Ballkanit apo ne Afriken Qendrore dhe sikur nuk ka ekzistuar nje marreveshje dhe negociata te mevonshme per marreveshjen e Detit midis te dy vendeve.
Me kete rast i them Zografit Bis si dhe kriptove te tij si ai se:
Zgjerimi nga 6 ne 12 milje i kufirit detar nga Greqia, Shqiperia humbet vetem ne territor pothuaj aq sa pushton det kalimi nga 6 ne 12 milje.
Keshtu, zonat me distance 12-24 milje, qe jane dhe zonat qe besohet se kane triliona euro depozita gazi dhe nafte, me zgjerimin e Greqise nga 6 ne 12 milje ato kalojne ne territorin e saj duke bere qe Shqiperia te humbase trilione euro nga ky zgjerim.
Per ata te cilet duan te dine te verteten, Shqiperia e cila ta zeme ne nje distance 18 km midis dy vendeve do te kishte te vetat 12 milje, tani do te kete vetem 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer ne distancen 12 milje. Ne teresi, po te kemi parasysh hapesiren e kufizuar te saj ne detin Jon, Shqiperia humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar.
Ky vendim nuk ka asnje implikim per zonat si Kanali i Korfuzit ne vendet ku distanca eshte 12 milje e me pak. Kjo sepse ne kete rast secili vend do marre nga 6 milje ose barabarsisht me pak. Keshtu qe vetem apatridet ose injorantet mund te thone se vendimi i Greqise per te kaluar nga 6 ne 12 milje nuk ka te beje me ujerat territoriale apo territorin ujor detar te Shqiperise.
Ky vendim ka te beje jo vetem me territorin detar por edhe ate ajror te Shqiperise duke i shkaktuar humbje financiare vendit per shkak te spostimit te trafikut ajror ne hapsiren ajrore te Greqise.
Si perfundim, vendimi i Greqise per zgjerimin e ujrave territoriale ne detin Jon ka per Shqiperine, ne ndarjen e detit, kufirin shteteror dhe zonen ekonomike midis dy vendeve, hapesiren dhe korridoret ajrore krahasuar me marreveshjen e detit te arritur nga te dy qeverite ne vitin 2009, kohe ne te cilen Greqia njihte si ujera territoriale te saj 6 milje, efekte me pasoja te jashtezakonshme.
Me kete rast u bej thirrje autoriteteve te Greqise te mos shtrijne kete vendim ne raport me Shqiperine por te rikthehen tek ujdia e arritur me qeverite paraardhese dhe ti drejtohemi Gjykates Nderkombetare te Detit ne menyre qe te shnderrojme ujerat, qe na ndajne ne det, paqe, bashkepunimi te fryteshem midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. sb