Nga Klevis Balliu
U çanë duke bërtitur 8 vite; po bëjmë reformën në drejtësi dhe opozita ka frikë nga reforma.
Në 8 vite ky është peshku i madh i kapur, e në fakt ashtu duket; sukses i paparë.
Ne që kishim frikë nga drejtësia dogjëm mandatet, që mund të na arrestonin më lehtë se nuk kemi imunitet tani prej gati dy vitesh.
FABULA RA.
Tani do të bie dhe RILINDJA dhe pastaj do shikojmë çdo bëjet me peshkun e madh.
Në çdo hap historik të Shqipërisë, në sedilen e shoferit ka qenë gjithmonë Partia Demokratike, qoftë kjo për themelimin e pluralizmit e deri tek liberalizimi i vizave dhe antarësimi në NATO.
Kështu do të jetë dhe për rithemelimin e drejtësisë së pavarur.
Drejtësi që arreston pushtetarët e korruptuar dhe jo qytetarët e varfëruar.