Fifi flet hapur për jetën private: Kam kohë që jam e dashuruar, por as vetë se di nëse jam e lidhur…

0
183

Fifi ka folur së fundmi hapur për jetën e saj personale. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se prej shumë kohësh është një person në zemrën e saj.

“Kam kohë që jam e dashuruar”, u është përgjigjur ajo fansave.

Megjithatë, këngëtarja ka vendosur që të mos ia tregojë emrin derisa djali që i ka rrëmbyer zemrën t’i vendosë unazën në gisht.

“Derisa të kem unazën në gisht, jo,”,  është shprehur Fifi në një mini-intervistë që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram.

Kujtojmë se pak kohë më parë Fifi është shprehur  se “dashuria e saj është e pamundur”. Dyshohet se djali që i ka rrëmbyer zemrën është Xhuljo Tabaku, një i ri që jeton në Gjermani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here