Debati për çështjen e kufirit detar nisi për shkak të deklaratës së kryeministrit grek Kyrioakos Mitsotakis, ditën e mërkurë, në parlamentin grek, i cili tha se Greqia do zgjerojë kufijtë e saj detar nga 6 deri në 12 milje.Vendimi politik i Greqisë , prek pjesërisht edhe kufirin detar me Shqipërinë, por Greqia nuk mund ta zbatojë me Shqipërinë parimin e zgjerimit me 12 milje, pasi distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqisë është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e detit territorial mes tyre, madje mes Korfuzit grek dhe Pemës së Thatë (pranë Kasamilit) të Shqipërisë, distanca është më pak se 2 milje. Në raport me Shqipërinë, Greqia nuk ka se si të zgjerohet me 12 milje.
Ky vendim i Greqise, pas 84 vitesh, per Shqiperine eshte demtues dhe ne raport me klimen konfliktuale qe ekziston ne rajon konkretisht midis Turqise dhe Greqise, eshte problematik dhe me implikime seroze. Ky vendim ka te beje jo vetem me territorin detar por edhe ate ajror te Shqiperise duke i shkaktuar humbje financiare vendit per shkak te spostimit te trafikut ajror ne hapsiren ajrore te Greqise.Si perfundim, vendimi i Greqise per zgjerimin e ujrave territoriale ne detin Jon ka per Shqiperine, ne ndarjen e detit, kufirin shteteror dhe zonen ekonomike midis dy vendeve, hapesiren dhe korridoret ajrore krahasuar me marreveshjen e detit te arritur nga te dy qeverite ne vitin 2009, kohe ne te cilen Greqia njihte si ujera territoriale te saj 6 milje, efekte me pasoja te jashtezakonshme.