Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” një 48-vjeçar. Mësohet se shtetasi P.I., banues në fshatin Gostimë, Cërrik, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin F.Xh., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale