U shpëtuan nga fëmija/ Policia jep detaje për atë që ndodhi në Vlorë

0
143

Dy persona, një 55-vjeçar dhe një 23-vjeçar me inicialet respektivisht B. Xh., dhe E. I., janë asfiksuar pasditen e sotme në një pus në Romës të Selenicës në Vlorë, duke dashur të montojnë një pompë uji në një pus.

Sipas policisë, dy personat janë dërguar me urgjencë në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ka qenë një fëmijë që i ka parë dy personat në gjendje të fikti dhe ka lajmëruar të rriturit.

Menjëherë është ndërhyrë dhe dy personat janë nxjerrë nga pusi duke i dërguar në spital.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Romës, Selenicë, shtetasit B. Xh., dhe E. I., duke montuar një pompë uji në pus, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here