Vuani nga çrregullimi gjumit?! Ekspertët e shëndetit sygjerojnë të përdoren këto lëngje

0
157

Konsumimi i lëngjeve në darkë ndihmon edhe për një gjumë të rehatshëm. Ekspertët e shëndetit pranojnë se pijet në mbrëmje, ndihmojnë për një gjumë të qetë. Sipas Mattheë Schmidt, një mjek në Gjeorgji, pas orës 19:00 duhet të konsumoni ushqime dhe pije të pasura në minerale, barëra terapeutike dhe aminoacide.

Ata ndihmojnë që trupi të prodhojë serotonin dhe melatonin, hormone përgjegjëse që përmirësojnë gjendjen shpirtërore, përmirësojnë gjumin dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Ja çfarë këshillon ai: çaj kamomil që ndihmon në një gjumë të rehatshëm, çaj të zi që ndihmon në qetësimin e nervave. Një gotë qumështi të ngrohtë, që njihet për prodhimin e melatoninës, lëng qershie që rrit nivelin e hormoneve.

Ajo çka mjekët këshillojnë gjithashtu është konsumimi i pijeve deri në 2 orë përpara gjumit, pasi kjo është mënyra e vetme e shëndetshme. Në mbrëmje duhen shmangur pijet që përmbajnë kafeinë dhe alkool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here