Zgjedhjet në Malin e Zi/ Ja rezultati paraprak pas numërimit të 77% të votave

0
195

Projeksionet paraprake të zgjedhjeve në Malin e Zi tregojnë një rezultat të ngushtë mesa partive.

Sipas Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, pas numërimit të 76.8% të votave, lista DPS e Milo Gjukanoviç ka 29 mandate, duke mbetur partia më e votuar por koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate. Parlamenti i Malit të Zi ka 81 vende.

Partia Boshnjake ka 3 mandate dhe Social Demokratët po ashtu.

Ajo që bie në sy është rritja e  koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 10 mandate.

Sa i përket koalicioneve shqiptare, Koalicioni Shqiptar Njëzëri ka marrë 1% ndërsa Lista Shqiptare 1.5 %, duke siguruar 2 mandate.

Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi më parë se 75.9% e votuesve të regjistruar ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Qytetarët votuan në 1,217 vendvotime për njërën nga 11 listat zgjedhore. 540,026 qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here