Çështja e detit/ Presidenti Meta i kërkon llogari Ramës: Çfarë ke folur me Mitsotakis?!

0
158

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama të cilën Top News e disponon, ku kërkon informacion për çështjen e detit. Në letrën për kryeministrin, Presidentit kërkon informacion rreth asaj çfarë ka biseduar me homogun grek Kiryakos Mitsotakis dhe veprimet që do të ndërmarrë qeveria shqiptare mbi këtë çështje.

“Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj një informacion të detajuar për;

-komunikimin që kini zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë për këtë çështje.

-qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij.

-veprimet që planifikohen të ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, thuhet në letrën e kreu të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here