Skena kaotike/ Pacienti shqiptar godet me thikë infermieren dhe vret veten duke u hedhur nga kati…

0
107

Skena kaotike ndodhën të hënën në mëngjes në Spitalin Attikon, Athinë kur një pacient goditi me thikë një infermiere, duke e plagosur atë. Pacienti 59-vjeçar, me origjinë shqiptare, i quajtur Petro Çako i ishte nënshtruar një operacioni në pneumotoraks një javë më parë, ndërsa brenda 48 orëve të ardhshme ai do të dilte.

Dosja e tij nuk përmend ndonjë histori të sëmundjes mendore. Ai ishte në një dhomë me katër shtretër dhe i ra ziles duke thirrur infermieren për ndihmë. Pastaj ai po e priste me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo ajo hyri, e sulmoi atë me thikë, e vuri poshtë dhe vazhdoi ta godiste me duar.

Infermierja është 32 vjeçe, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo ka dëmtime në kokë, gjoks dhe shpinë dhe gjendja e saj është e rëndë, por jeta e saj nuk është në rrezik.

59-vjeçari pastaj u ngjit në katin e 5-të, në klinikën ortopedike dhe u hodh duke vrarë veten.

Në video dhe foto që vijojnë mund të shihni dhomën ku u trajtua 56-vjeçari dhe ndodhi incidenti:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here